Pasi triumfoi në Rusi, Briken Calja tregon ambicien e madhe: Do ia dal!

Pasi triumfoi në Rusi, Briken Calja tregon ambicien e madhe: Do ia dal!

11:48, 13/04/2021

Briken Calja ia doli edhe njëherë tjetër të na bëjë shumë krenarë. Peshëngritësi ynë mori dy medalje në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Rusi. 31-vjeçari, njëkohësisht edhe ish-kampion i Europës, i cili garoi në kategorinë e 73 kilogramëve, mori medalje të argjendtë në shtytje dhe të bronztë në dygarësh.

Ai ngriti në shkëputje 152 kilogramë në provën e parë. Ndërsa në shtytje peshëngritësi shqiptar pati rezultat edhe më të mirë, duke arritur me sukses ngritjen e 184 kilogramëve.

Ai u mundua në dy prova, por nuk ia doli të ngrinte 188, çka do ta çonte atë të parin në pod përpara gjermanit Max Lang, që ngriti 185 kilogramë.

Si total në dygarësh, Calja ngriti totalin e 336 kilogramëve, që e renditi atë të tretin pas Ismaylovit dhe Robut dhe ky konsiderohet si një rezultat shumë i mirë.

Brikeni ishte sot i ftuar në “Wake Up”, ku u shpreh se synon që të fitojë medaljen olimpike dhe beson fort se do ia dalë.

“E kam shprehur, ambicia ime është medalja Olimpike dhe besoj do ta arrij këtë vit. I kam të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ta realizoj.

Të bërit baba më ka përqendruar më shumë t’i përkushtohem sportit dhe rezultateve dhe të punoj më fort. Të qenit baba më ka bërë më të lumtur dhe më të sigurt”, rrëfeu ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco