FOTO/ Partizani shpallet kampion në volejboll femra, triumfon në finalen me Tiranën

FOTO/ Partizani shpallet kampion në volejboll femra, triumfon në finalen me Tiranën

20:21, 12/04/2021

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2021 në volejboll për femra.

Të kuqet fituan serinë e finaleve përballë Tiranës me rezultatin 3-0, duke koleksionuar kështu titullin e katërt në historinë e klubit.

Ashtu sikurse edhe në dy finalet e mëparshme, skuadra e Andi Lundrës dominoi totalisht edhe në takimin e tretë, që u mbyll disa minuta më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Partizani triumfoi bindshëm 3-0 (25-11, 25-17, 25-20) në një ndeshje që nuk pati shumë histori.

Në këtë sezon Partizani e ka mposhtur Tiranën edhe në finalen e Kupës.

Kujtojmë që finalet ashtu sikurse i gjithë sezoni 2021 i volejbollit është zhvilluar pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco