Kimish beson te përmbysja në Paris: Jemi skuadër më e fortë

Kimish beson te përmbysja në Paris: Jemi skuadër më e fortë

19:59, 12/04/2021

Objektivi i vetëm i Bayernit të Mynihut është fitorja dhe përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së për tu kualifikuar për më tej në Champions.

Për këtë ka folur dhe Joshua Kimish në kanalet zyrtare të klubit bavarez përpara kësaj supersfide,  duke u treguar besim plotë se bavarezët do t’ia dalin mbanë.

“Jam i bindur se do t’ia dalim, sepse jemi një skuadër më e fortë duke parë lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë. Për fat të keq vetëm rezultati nuk na shkoi përshtat. Por jam absolutisht i bindur se do të mund të përmbysim fatin e ndeshjes së nesërme.

Do të jetë edhe mentaliteti që do të vendosim në fushë, por edhe efikasiteti që kemi për të prodhuar lojën tonë. Javën e kaluar kemi patur mentalitetin e duhur, por nuk kemi qenë mjaft efiçent. Nesër do të duhet të kemi të njëjtën kualitet si në ndeshjen e parë”, përfundoi Joshua Kimish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco