Zbulohet ‘mashtrimi’ i kampionit të çiklizmit, kishte instaluar motor të vogël në biçikletë

Zbulohet ‘mashtrimi’ i kampionit të çiklizmit, kishte instaluar motor të vogël në biçikletë

16:52, 12/04/2021

Një gazetar francez, i quajtur Antoine Vayer, zbuloi një skandal të ri në lidhje me ish-çiklistin e famshëm amerikan, Lance Armstrong.

Ai ka deklaruar se shtatë herë fituesi i Turit të Francës, të cilit iu hoqën të gjithë titujt e fituar për doping, ka përdorur një motor të vogël të instaluar në biçikletën e tij për të ecur më shpejt.

Eksperti i çiklizmit e ka vënë re këtë fakt duke studiuar në detaje disa video në të cilat ish-kampioni amerikan shihet duke prekur pjesën e pasme të shalës.

Menjëherë pas këtij gjesti, Armstrong, papritmas do të rriste shpejtësinë.

Bëhet fjalë për një pajisje që peshonte vetëm 800 gramë, pra e lehtë për t’u fshehur në biçikletë, e përbërë nga një motor që do të prodhonte 500W energji dhe një bateri të futur brenda shishes së përdorur nga çiklistët.

Pavarësisht nga fuqia e shtuar, duhet të vazhdosh pedalimin që pajisja të funksionojë:

“Nuk është si të ngasësh një motor. Duhet të punosh shumë për ta bërë atë të funksionojë”, shpjegoi Harry Gibbings, kreu i kompanisë “Typhoon”, prodhues i këtyre motorëve.

Armstrong presupozohet se e ka instaluar këtë sistem gjatë viteve të karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco