VIDEO/ Shënon gol me kokë nga 36 metra, çmendet komentatori

VIDEO/ Shënon gol me kokë nga 36 metra, çmendet komentatori

15:38, 12/04/2021

Sulmuesi Rory Donnelly shënoi gol të çmendur nga 36 metra në ligën e Irlandës së Veriut. Sulmuesi i Glentoran hapi sfidën ndaj Dungannon pas katër minutash lojë. 29 vjeçar I ka shënuar një gol nga jashtë zone ish-portierit të Manchester United, Roy Carroll.

Veç golit të parë, realizimi i dytë nga 36 metra me kokë pas 30 minutash lojë ka bërë xhirron e rrjetit. Komentatorët e kishin të pamundur ta besonin që diçka e tillë ndodhi, ndërsa për pak çaste u habitën dhe shtangën.

Zakonisht është e vështirë të shënosh me kokë nga jashtë zone, ndërsa ka qenë e lehtë për Donnelly me portën e boshatisur dhe daljen nga porta të gardianit.

“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, tha komentatori në këtë duel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco