Pëson frakturë në fytyrë gjatë stërvitjes, Radamel Falcao shtrohet me urgjencë në spital

Pëson frakturë në fytyrë gjatë stërvitjes, Radamel Falcao shtrohet me urgjencë në spital

22:45, 11/04/2021

Sulmuesi kolumbian i Galatasaray, Radamel Falcao u shtrua sot në spital për për shkak të një frakture në fytyrë që pësoi në një përplasje gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme.

Vetë klubi i Galatasray bën me dije se Falcao u dëmtua gjatë një dyluftimi në ajër me Kerem Akturkoglu në stërvitje dhe në spitalin Ulus Liv u konfirmua se ai ka pësuar një frakturë në fytyrë, e cila i kushtoi një ndërhyrje kirugjikale.

Për fat të mirë, operacioni kaloi me sukses dhe futbollisti 35 vjeçar është në gjendje të stabilizuar.

Kolumbiani, i cili nuk luajti këtë të shtunë në barazim kundër Karagumruk, ka shënuar tre gola që nga kthimi nga dëmtimi më 27 shkurt, teksa ka luajtur 6 ndeshje. Këtë sezon ai ka luajtur shumë pak prej probleme të mëdha fizike


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco