Schalke 04 regjistron fitoren e dytë të sezonit

Schalke 04 regjistron fitoren e dytë të sezonit

20:12, 11/04/2021

Të destinuar për të rënë , me dhjetë pikë pas 27 javësh, Schalke 04 priti Augsburg, në kuadër të javës së 28-të të Bundesligas. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, lojtarët nga Gelsenkrichen regjistruan suksesin e tyre të dytë të sezonit (1-0).

Golin e vetëm të takimit e shënoj mesfushori Serdar në minutën e 4-ët të takimit.  Një fitore për moral kjo e skuadrës së Shalkes, e cila fitoren e fundit në kampionat kishte arritur ta siguronte në datën 9 janar të këtij viti, ku kishin munduar Hoffenheim me rezultatin 4-0.

Augsburg (11-të) vazhdon të alternojë midis fitores dhe humbjes, ndërsa Schalke 04 (18) shkon në 12 pikë  larg nga zona play-off, Mainz, gjashtë javë nga fundi i sezonit.

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u aktivizua vetëm 12 minuta në këtë sfidë, pasi javët e fundit ishte lënë jashtë nga trajneri Gramozis për shkak të formës jo të mirë që po kalonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco