Partizani dhuron 'show', fiton me 'tris' ndaj Bylisit

Partizani dhuron 'show', fiton me 'tris' ndaj Bylisit

18:02, 11/04/2021

Partizani ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bylisit, duke u ngjitur në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Vllazninë dhe duke shkurtuar diferencën me dy pikë nga kryesuesit e Teutës.

Sfida u dominua totalisht nga të kuqtë, të cilët gjetën golin e avantazhit pas 115 sekondash lojë. Ishte Stenio Zhunior ai i cili shënoi për kryeqytetasit pas gafës së portierit Qirko.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli, teksa në fragmentin e dytë të lojës “Demat e Kuq” realizuan edhe 2 herë të tjera me anë të Jasir Asanit dhe Çinarit, që ishin në superformë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco