Superiore/ Parizani - Bylis, Daja dhe Dovedan rreshtojnë titullarët

Superiore/ Parizani - Bylis, Daja dhe Dovedan rreshtojnë titullarët

15:30, 11/04/2021

Në orën 16:00, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e luftuar, duke pasur parasysh objektivat që kanë skuadrat në kampionat.

Kjo përballje, ndryshe nga katër të tjerat luhet një ditë më pas, kështu që të dyja kampet i kanë më të qarta llogaritë se çfarë duhet të kërkojnë.

Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotët mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Bardhi, Çinari, Zhunior, Mala, Murataj, Hakaj, Bitri, Asani. Trajner: I. Daja

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Kojiç, Beji, Marselinjo, Ntepe, Lorran, Trumci. Trajner: V. Dovedan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco