VIDEO/ Inter vazhdon marshimin drejt titullit, mposhtin Caglari-n dhe bëjnë fitoren e 11-të radhazi

VIDEO/ Inter vazhdon marshimin drejt titullit, mposhtin Caglari-n dhe bëjnë fitoren e 11-të radhazi

14:40, 11/04/2021

Inter ka vijuar marshimin drejt titullit kampion në Serie-A, pasi mposhti Cagilarin me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Ka qenë një sfidë mjaft e komplikuar për zikaltërit, e cila u zgjidh vetëm në pjesën e dytë me një gol të Matteo Darmian në minutën e 77-të.

Tre pikë të rëndësishme nga Interi i Conte-s që shënoi fitoren e 11-të radhazi dhe e çoi sërish në 11 pikë diferencën nga Milani ndjekës, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco