Telashe për talentin e Dortmund, policia i bastis shtëpinë

Telashe për talentin e Dortmund, policia i bastis shtëpinë

14:05, 11/04/2021

Nuk kanë fund telashet për sulmuesin e Dortmund, Youssoufa Moukoko. Pas dëmtimit që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, talentit 16 vjeçar, tashmë iu desh të përballej  me policinë.

Siç shpjegohet nga shtypi gjerman dhe në veçanti “Bild”, makinat e policisë mbërritën në shtëpinë e tij të mërkurën e kaluar.

Një vajzë thërriti policinë sepse ishte mbyllur kundër vullnetit të saj në një apartament. Ishte Amelie, ish e dashura e Youssoufa Moukoko e cila kishte ardhur aty për t’u sqaruar me sulmuesi e Borussia Dortmund. 

Ky i fundit që kishte patur një takim urgjent dhe u largua nga shtëpia e tij duke kyçur derën dhe e la vajzën e re vetëm në apartament. Në pamundësi për të dalë, ajo thirri policinë për të dalë. Sidoqoftë, ajo nuk dëshironte të ndiqte penalisht lojtarin dhe nuk bëri një ankesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco