Antonio Cassano: Lukaku nuk ka lidhje asnjë me Cityn, nuk bëj tifo për Guardiolën nëse e merr

Antonio Cassano: Lukaku nuk ka lidhje asnjë me Cityn, nuk bëj tifo për Guardiolën nëse e merr

12:41, 11/04/2021

Manchester City do të bëjë një goditje të madhe në sulm në merkaton e verës.

Sergio Aguero duhet zëvendësuar mirë dhe Romelu Lukaku i Interit është një nga lojtarët që përflitet se mund të transferohet tek ekipi anglez.

Antonio Cassano, një admirues i madh i futbollit të Pep Guardiolës, është totalisht kundër kësaj lëvizje, të cilën nuk arrin ta kuptojë aspak.

Në prononcimin e dhënë për BoboTV, ish-talenti barez ka një “paralajmërim” për trajnerin spanjoll.

“Nëse Guardiola do të blejë Lukakun në merkaton e verës, unë nuk do të bëj më tifozllëk për Pepin.

Çfarë lidhje ka Lukaku me stilin e tij të lojës? Agjentët e Romelut do të bëjnë ‘show’ thjesht që t’i rritet rroga, më pas do të rinovojnë me Interin“, deklaroi Cassano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco