‘EURO 2020’, UEFA planifikon vaksinimin e lojtarëve

‘EURO 2020’, UEFA planifikon vaksinimin e lojtarëve

12:11, 11/04/2021

UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku futbollistët e përfaqësueseve do të lëvizin në disa qytete të Europës për të luajtur.

Qeveria europiane e futbollit po planifikon të vaksinojë të 600 futbollistët e grumbulluar për kompeticionin, bashkë me stafet e tyre teknike dhe të federatave përkatëse, me qëllim që qëndrimi dhe udhëtimi i tyre të jetë i sigurt.

Ka qenë pikërisht vatra e infeksionit që preku Italinë në eliminatoret e botërorit në fund të muajit të kaluar, që ka bërë drejtuesit e UEFA-s të reflektojnë mbi këtë çështje, duke qenë se te “të kaltrit” u prekën rreth 20 persona staf teknik dhe futbollistë.

Protokollet mjekësore të federatave, të miratuara edhe nga UEFA, nuk ofrojnë siguri për një Europian pa infektime, ndaj qeveria europiane e futbollit e ka të qartë se vetëm me vaksinim dhe imunizim mund t’ia dalë të garantojë një kampionat të qetë.

I shtyrë nga vera e kaluar pikërisht për shkak të koronavirusit, Kampionati Europian do të luhet këtë verë edhe me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, pasi 8 nga qytetet pritëse kanë marrë zyrtarisht miratimin për hapjen e pjesshme të impianteve përkatëse, ndërsa 4 të tjera kanë afat deri më 19 prill për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco