Ndodh në Kosovë: Referi asiston në golin e shënuar (VIDEO)

Ndodh në Kosovë: Referi asiston në golin e shënuar (VIDEO)

11:11, 11/04/2021

Trajneri i juniorëve të Klubit Futbollistik Vëllaznimi nga Gjakova, Valon Kasapi, ka publikuar në Facebook një video të shkëputur nga ndeshja mes klubit të tij dhe ekipit të Trepçës në këtë kategori.

Në këtë video shihet se si gjyqtari i ndeshjes asiston te futbollisti i Trepça, i cili edhe shënon gol në minutën e 85-të.

Kasapi nuk është pajtuar me këtë rast duke e quajtur skandaloze.

“Min 85 asistimi i referit kryesor në lojtarin e Trepçës juniorët, një 3 skandaloze nga Gjilani, që pa as një arsye rikthen rezultatin nga 0:1 në 2:1 kundër ekipit më të ri në moshë në Ligën e Juniorëve, Vëllaznimit. Pa koment”, ka shkruar ai mbi video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco