Liverpool fiton në shtesë dhe prek zonën 'Champions', Man City pëson humbje shokuese

Liverpool fiton në shtesë dhe prek zonën 'Champions', Man City pëson humbje shokuese

18:36, 10/04/2021

Trent Alexander-Arnold ishte heroi i Liverpool pasditen e sotme. Mbrojtësi anglez, i cili javët e fundit është kritikuar shumë për shkak të paraqitjeve jo në nivelin me të cilin i kishte mësuar tifozët, shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Aston Villa, në minutat shtesë të ndeshjes.

Në pjesën e parë, ekipi i Klopp kaloi në disavantazh në minutën e 43-të, pas golit të Watkins.

Salah barazoi gjithçka në minutën e 57, përpara se mbrojtësi anglez t’i jepte 3 pikët të kuqve në minutën e 91.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 52 pikë, po aq sa ka edhe West Ham.

Leeds mund Manchester City-in 

Manchester City ka pësuar një humbje shokuese në Premier League, 1-2 kundër Leeds United, edhe pse luajti për një pjesë loje me një futbollist më shumë.

Në minutën e 41-të, Dallas zhbllokoi sfidën me një goditje të fortë me të djathtën në hyrje të zonës. Pak minuta më pas Cooper bën një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Gabriel Jesus, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Ferran Torres barazoi në minutën e 76-të. Gjithsesi, Dallas do të rikthente sërish në avantazh Leeds United, me një gol të shënuar në kohën shtesë. Kjo ishte disfata e tretë sezonale për City-in, që është mundur më parë nga Leicester dhe United. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco