Teuta nuk ndalet, mposht Apoloninë dhe kryeson Superligën

Teuta nuk ndalet, mposht Apoloninë dhe kryeson Superligën

18:09, 10/04/2021

Teuta nuk ka zhgënjyer ndaj Apolonisë,

Durrsakët fituan 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për durrsakët që mbeten në vendin e parë në renditje, por këtë herë janë të vetëm me 49 pikë, pasi Vllaznia dhe Laçi barazuan mes tyre.

Ndaj Apolonisë, skuadra e Martinit dominoi gjatë gjithë kohës, duke mos e vendosur në rrezik për asnjë moment fitoren.

Ishte Lorenco Vila që zhbllokoi sfidën në minutën e 20’, teksa Dejvi Bregu vulosi gjithçka në minutën e 55’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco