Memelli i zhgënjyer pas humbjes ndaj Laçit: Dua t’iu them lojtarëve publikisht që…

Memelli i zhgënjyer pas humbjes ndaj Laçit: Dua t’iu them lojtarëve publikisht që…

17:48, 13/03/2021

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shpreh i zhgënjyer për humbjen në shtëpi ndaj Laçit. Tekniku i skuadrës korçare, pari rezerva, për sa i përket 2 rasteve të diskutueshme. Në prononcimin për “Gol pas Gol”, ai deklaroi:

“Bëmë një ndeshje të mirë në pjesën e parë, me intensitet dhe rritëm. Kishim shanset tona me Taipin. Kam dyshimet e mija për 2 ndërhyrje ndaj Meksit dhe Mensah. Janë thjesht dyshime. Gjithsesi janë detaje. Mos harrojmë që dhe Laçi ka marrë penallti të tillë ndaj Kukësit në Elbasan Arena. Por këto nuk janë çështje që më takojnë mirë.

Në pjesën e dytë treshja e mesit të fushës nuk funksionoi siç duhej. Te faulli topi u devijua dhe kaloi te pjesa tjetër. Për të ardhur te gabimi tjetër i Xhufos që duhet ta nxirrte topin në aut. Me një rezultat 2-0 në kampionatin shqiptar, është e vështirë ta kthesh rezultatin.

Nuk dua t’i heq meritat Laçit, por agonizmi bëhet mirë kur merr atë që të takon. Më duhet të shikoj më vonë, për të pasur bindjen e plotë për rastet. Nëse kalon në avantazh, gjërat thjeshtësohen, krijohet psikoza karshi një skuadre të madhe, sikurse bëmë dhe ndaj Partizanit në Elbasan.

Shtyrje ka te rasti i Mensah, por nuk e di arbitrin si e ka parë. Sido që të jetë ne na janë dhënë 7-8 penallti kundër. Nuk duam dorë për të na shtyrë. Duam që ndeshjet të mbahen në mënyrë korrekte, edhe sot korrekt ishte gjykimi, por këto detajet e vogla ndikojnë.

Mazrekaj është lojtar që të krijon probleme në mbrojte. Lojtarët në një moment apo tjetër e humbasin vigjilencën. Pjesa e faullit është veprim individual. Gabimi që mund ta eliminonim ishte nxjerrja e topit jashtë nga Xhufo te goli i dytë.

Publikisht duhet t’iu them lojtarëve që ka edhe 12 javë kampionat. Të shkojmë në Fier dhe të marrim maksimumin, duke bërë një ndeshje të mirë”, u shpreh Memelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco