Përballje dramatike në Gjakovë, triumfon Prishtina

Përballje dramatike në Gjakovë, triumfon Prishtina

19:13, 12/03/2021

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 74:79 (19:20, 23:20, 17:22, 15:17), në kuadër të javës së 17-të në EBC Ligën e Femrave.

Takimi ka qenë shumë interesant dhe dramtik, ku u vendos në minutën e fundit. Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:20. Lojë e barabartë mes skuadrave u zhvillua edhe në periudhën e dytë, që përfundoi 23:20, duke shkuar në pushim me shifrat 42:40.

Në periodën e tretë, herë njëra skuadër dhe herë tjetra kalonin në epërsi, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:62. 

Në 10 minutat e fundit, vashat prishtinase ishin në epërsi, ku më e larta ishte 62:71, kurse vendaset arritën të ngushtojnë shifrat në 74:77, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe takimi përfundoi 74:79 për mysafiret.

Te Vëllaznimi u dalluan Sarah Mgbeike me 23 pikë e 18 kërcime dhe Raven Baker me 27 pikë, kurse te Prishtina u dalluan Enisa Kamerolli me 15 pikë, 7 kërcime e 4 asistime dhe Dajan Daniel me 14 pikë e 15 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 28 pikë, aq sa ka edhe Penza, që shënoi fitore ndaj Kastriotit në udhëtim 71:94.

Sfida e fundit do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, të shtunën nga ora 16:00. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco