Mungon në stërvitjen e Lazios, Strakosha humbet sfidën me Juventusin

Mungon në stërvitjen e Lazios, Strakosha humbet sfidën me Juventusin

21:22, 04/03/2021

Nuk kanë fund telashet për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar ka humbur sfidën ndaj Juventusit.

Ai u kthye në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës.

Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sportmediaset”, teksa mungesa e tij në stërvitje bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lazios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco