Zyrtare/ Mbrojtësi rinovon me Romën deri me 2025

Zyrtare/ Mbrojtësi rinovon me Romën deri me 2025

19:21, 04/03/2021

Roger Ibanez iu bashkua Romës janarin e vitit të kaluar dhe I mjaftuan pak më shumë se një vit për të bindur verdhekuqtë t’i rinovojnë kontratën, tashmë me afat më të gjatë dhe me terma ekonomikë shumë më të larta.

Kështu mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur me verdhkuqtë deri në verën e 2025-ës, ndërsa detajet e pagës së re nuk bëhen të ditura.

Ibanez është shndërruar në një titullar te Roma e Fonsecës dhe në një vit numëron 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ndërsa pas firmës mbi kontratën e re, nuk e fshehu kënaqësinë për rinovimin.

“Ky rinovim është shumë i veçantë për mua, pasi kam punuar shumë që të meritoj fanellën verdhekuqe. E di që duhet të punoj shumë për t’u rritur akoma, por jam i sigurt se do të jap gjithmonë maksimumin për fanellën e Romës”, deklaroi Ibanez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco