Shkëlqen Messi, Barça mposht Sevillan dhe ngjitet në renditjen e La Ligas

Shkëlqen Messi, Barça mposht Sevillan dhe ngjitet në renditjen e La Ligas

18:53, 27/02/2021

Barcelona ka triumfuar ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas.

Katalanasit fituan 2-0 në transfertë në një ndeshje fantastike ndaj skuadrës më në formë në La Liga për momentin, Sevilla.

Fillimisht ishte Lionel Messi i cili dhuroi një asistim të bukur për Ousmane Dembele i cili shënoi në min (29’). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të “Blaugranëve”.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi të ketë raste, por për golin e dytë u desh të prisnin. Ishte Lionel Messi i cili shënoi në min (86’), duke shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe të 19-tin në La Liga.

Tani Messi është golashënuesi i La Ligas me 19 gola, ndërsa Barcelona zë vendin e dytë përkohësisht me 53 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco