Partizani në paqe ndaj Laçit, nuk përfiton nga hapi fals i Vllaznisë

Partizani në paqe ndaj Laçit, nuk përfiton nga hapi fals i Vllaznisë

18:24, 27/02/2021

Partizani dhe Laçi ndahen në “paqe”.

Të kuqtë nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj kurbinasve e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Sfida në “Elbasan Arena” u zhbllokua në minutën e 45+1’ ku Çinari realizon falë harkimit të Hakajt nga e majta.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Partizanit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Laçi gjeti baraspeshën me sulmuesin me Harmon.

Pavarësisht tentativave, të dyja skuadrat u pajtuan me një pikë. Me këtë barazim, Partizani e ngushtoi diferencën në 3 pikë nga Vllaznia kryesuese, ndërkohë që Laçi i Duros, ka 1 pikë më pak se kryeqytetasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco