Rinovimi i Sergio Ramos me Real Madrid është shumë afër

Rinovimi i Sergio Ramos me Real Madrid është shumë afër

21:50, 26/02/2021

Sergio Ramos dhe presidenti Florentino Pérez vazhdojnë të komunikojnë për rinovimin e kontratës së mbrojtësit. Marrëdhënia mes numrit 1 të klubit mbretëror dhe kapitenit nuk ka ndryshuar, pavarësisht refuzimit të parë ndaj ofertës së paraqitur nga drejtuesit e Realit.

Takimi, të martën e kaluar, tregoi edhe një herë se marrëdhënia midis të dyve është e përzemërt dhe e sinqertë. Rinovimi ose jo i kontratës është një procedurë që do të zgjidhet së shpejti. Ideja është që me kthimin e kapitenit në fushë të hiqen të gjitha dyshimet. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit kundër Atalantës, më 16 mars. Kjo shihet se data e mundshme për parë mbrojtësin në aksion, megjithëse nuk ka asnjë nxitim dhe hapat do të maten në detaje.

Sa i përket rinovimit, Real Madridi e ka bërë një ofertë dhe kapiteni vazhdon të mos kthejë përgjigje nëse e ka pranuar ose jo. Gjatë këtyre muajve, lojtari dhe klubi kanë ndjekur strategjitë e tyre, por realiteti thotë se ajo që dukej si një lamtumirë e sigurt ka filluar të ndryshojë. Sergio Ramos do të mbetet i veshur me të bardha.

Pandemia ka prekur shumë financiarisht klubet e futbollit e këtu nuk bën përjashtim as Reali. Taktika e pothuajse të gjitha skuadrave është të presin dhe të shohim evolucionin e pandemisë dhe kthimin e mundshëm të tifozëve në stadiume për sezonin e ardhshëm.

Në janar, vazhdimësia e Ramosit u pa si e pamundur, por ai është shumë i lidhur me kryeqytetin e Spanjës dhe, natyrisht, me Real Madridin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco