Xavi fiton trofeun e pestë me Al Sadd

Xavi fiton trofeun e pestë me Al Sadd

20:43, 26/02/2021

Xavi Hernandez shton një titull të ri me Al-Sadd . Skuadra e tij ka fituar Kupën e Katarit, duke mposhtur Al-Duhail 2-0. Të dy golat u shënuan nga algjeriani Bagdad Bounedjah.

Kjo është Kupa e tetë që skuadra fiton dhe e dyta me Xavi-n në stol. Në pak më shumë se një vit e gjysmë në stolin e Al Sadd, katalanasi ka fituar pesë trofe me ekipin nga Katari.

Xavi mund të fitojë një tjetër titull, pasi është në lojë edhe në Kupën e Emirit teksa në çerekfinale, më 3 mars, do të përballet me Al Gharafan. Nëse arrin në finale dhe ta fitojë trofenë, do të ishte i shtati në dy sezone, një rekord praktikisht i paarrritshëm.

Trofeu i vetëm që i mungon Xavit si trajner tek Al Sadd mbetet Championsi Aziatik, kompeticion ku si futbollist ka luajtur në dy raste deri në gjysmëfinale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco