Agim Ibraimi, pika më e fortë në sulmin e Kukësit, u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Teutën dhe do të mungojë ndaj Laçit. Në një prononcimin pas ndeshjes, 30-vjeçari u shpreh:
“Dua ta uroj ekipin për këtë ndeshje të zhvilluar, për këtë shpirt luftarak. Teuta është një ekip cilësor, duke parë dhe renditjen. Sa i përket pjesës së parë, kemi patur pak balancë. Do të doja t’i kërkoja ndjesë edhe trajnerit pasi ishte një gjest jo i mirë në rastin e kartonit, do të mungoj ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit.”
Tërheqja nga ekzekutimi i penalltisë: “Penalltinë ia lashë Ezesë, sepse kam qenë i dëmtuar tek ligamenti. Kisha dëshirë të madhe për të luajtur. Pozicioni i natyral është trekuartist, kur ke ndihmë dhe një sulmuesi si Eze gjithçka bëhet më e lehtë.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: