Martini: E meritonim fitoren, por ky është futbolli

Martini: E meritonim fitoren, por ky është futbolli

18:53, 26/02/2021

Edi Martini ndjen keqardhje për barazimin me Kukësin, pasi Teuta kaloi dy herë në epërsi, por nuk diti ta ruante avantazhin.

“Më mërzit fakti që na barazuan dy herë, kur ishin në avantazh. Nuk na kishte ndodhur kurrë. Na duheshin tri pikët me patjetër, por ky është futbolli. U tërhoqëm shumë në pjesën e dytë”.

Kukësi, kapitull i mbyllur: “Fola me djemtë, u thashë të shohim ndeshjen tjetër me Vllazninë, të rrimë me kokën lart. Sot e meritonim të fitonim”.

Aleksi, nervoz: “Ai është karakter i vështirë në lojë, e humbet durimin. Na rrezikoi edhe me kartonin e verdhë, ishte shumë nervoz, ndaj e zëvendësuam. I kërkuam të ruajë qetësinë, në lojë është krejt ndryshe nga jeta e përditshme. Duhet të jetë më i matur”.

Goli i dytë i pësuar: “Ishte bosh në mbulim ai që shënoi, pasi nuk është një lojtar shtatlartë. Do e shohim me kujdes, pasi këto janë gabime që të shqetësojnë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco