Pak kohë më parë, Roberto Mancini bëri të ditur se pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2022, do të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Italisë, për të drejtuar një klub.
Momenti është larg, por emrat për të zëvendësuar teknikun 56 vjeçar, kanë filluar të qarkullojnë.
"Ka shumë trajnerë që mund ta bëjnë këtë: Allegri, Ancelotti dhe Gasperini, për shembull, mund të drejtojnë ekipin kombëtar", tha Mancini pak ditë më parë. Prandaj është e pashmangshme të mos përfshihen këto profile në listën e kandidatëve të kualifikuar, mbi të gjitha Carlo Ancelotti për përvojën dhe historinë e suksesit. Por emrat e përmendur nga Mancini sigurisht që nuk janë të vetmit. Do të varet shumë nga lloji i profilit që Federata do të kërkojë: shumë emra mund të jenë në orbitë, nga Sarri te Spalletti e deri te Gennaro Gattuso. Mbetet për t’u parë...
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: