Skuadra e Juventusit është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi mori rezultatin e duhur në ndeshjen e dytë gjysmë-finale ndaj Interit.
Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, por bardhezinjtë kaluan në turin tjetër, për shkak se në ndeshjen e parë në “San Siro” kishin fituar me rezultatin 2-1.
Dhe nisur nga ky rezultatet i ndeshjes, trajneri i Interit, Conte i revoltuar teksa largohej ditën e djeshme nga fusha ka ngritur gishtin e mesit.
Kjo video e tij tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, ku shumica e komenteve ishin negative në lidhje me sjelljen e Contes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: