Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Spanja vendos për stadiumin ku do të luajë sfidën me Kosovën

Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Spanja vendos për stadiumin ku do të luajë sfidën me Kosovën

11:45, 29/01/2021

Ndonëse u fol gjatë që ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022 do të luhej në një stadium asnjanës, Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi zyrtarisht emrin e impiantit që do të presë këtë sfidë.

Bëhet fjalë për stadiumin e Sevillas në Andaluzi, “La Cartuja”, një impiant me kapacitet prej 60 mijë vendesh, por kjo ka pak rëndësi, pasi shanset që sfida Spanjë-Kosovë të luhet me tifozë, janë thuajse zero.

Spanja nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet i pavarur, ndaj fillimisht u mendua që ndeshja mes të dyjave, e planifikuar për më 31 mars, të luhej në një shtet tjetër, por ky opsion ra dhe “Furia Roja” do të presë “dardanët” në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco