Familja e Michael Schumacher ka vendosur ti jap fund misterit për gjendjen e ish-pilotit

Familja e Michael Schumacher ka vendosur ti jap fund misterit për gjendjen e ish-pilotit

08:59, 29/01/2021

Familja e Michael Schumacher do të bëjë publike pamje të rralla të heroit F1 mes betejës së tij të vazhdueshme shëndetësore.

Gjendja e shtatë herë kampionit të botës është ende shumë e panjohur për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident duke bërë ski në vitin 2013.

Familja e tij ka bërë gjithçka që ka mundësi për të mos e bërë publike situatën në lidhje me shëndetin e tij që nga ajo kohë.

Por tani ata do të shfaqen në një dokumentar të ri, të titulluar “Schumacher”, i cili do të përfshijë regjistrime private që familja ka rënë dakord të bëjë publike.

Dokumentari po prodhohet së bashku nga kineastët gjermanë Michael Ëech dhe Hanns-Bruno Kammertons, por koronavirusi ka vonuar daljen e tij.

Gruaja e Schumacher-it, Corinna do të shfaqet në dokumentar së bashku me babanë e ish-yllit të Ferrarit, Rolf, vajzën Gina-Maria dhe djalin Mick, i cili tani garon për ekipin F1 Haas.

Sabine Kehm, zëdhënësja për familjen Schumacher, tha: “Filmi portretizon karrierën mbresëlënëse të Michael, por edhe shumë nga aspektet e njeriut kompleks.

Shoferi i pamëshirshëm dhe i guximshëm i Formula 1, atleti ambicioz, mekaniku i arritur me një aftësi unike teknike, lojtari i besueshëm i ekipit dhe familja e dashur.”

Schumacher kaloi më shumë se 250 ditë në spital para se të kthehej në shtëpinë e tij në Gjenevë, Zvicër, ku është shëruar.

Detajet e shërimit të tij kanë mbetur private, por Schumacher vazhdon të marrë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës nga infermierët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco