Kupa e Mbretit/ Athletic Bilbao mposht me përmbysje Alcoyano dhe kualifikohet në çerekfinale

Kupa e Mbretit/ Athletic Bilbao mposht me përmbysje Alcoyano dhe kualifikohet në çerekfinale

22:57, 28/01/2021

Pas kualifikimit të Granadës pak orë më parë, Athletic Bilbao sfidoi  Alcoyano në raundin e 1/16 të Kupës së Mbretit. Skuadra e cila eliminoi Realin e Madridit në raundin e mëparshëm, kaloi në avantazh në minutën e 39, falë golit të shënuar nga Carbonell.

Mirëpo baskët arritën që të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë, me anë të Villalibre (53-të) dhe Williams (2-1, 78-të). Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit, me Athletic Bilbao-n që u kualifikua në çerekfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco