Liverpooli mposht Tottenhamin në Premier League

Liverpooli mposht Tottenhamin në Premier League

23:09, 28/01/2021

Liverpool ka mposhtur 3-1 Tottenhamin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Premier League.

Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh me anë të Son Heung Min, por goli u anulua nga VAR, pasi u cilësua si pozicion jashtë loje.

Por Liverpool mori në dorë frenat e lojës. Fillimisht ishte Roberto Firmino, që pas një asistimi nga Sadio Mane, shënoi gol në minutën (45+4’). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, në favor të Liverpoolit.

Pjesa e dytë, “Spurs” reaguan me disa zëvendësime dhe kërkuan që të rikthehen në lojë. Por, ishte Liverpooli që dyfishoi rezultatin, pas një depërtimi të Sadio Mane, topi u kthye tek Alexander-Arnold që shënoi në minutën (47’). Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën (49’) me anë të Pierre Hojbjerg.

Salah shënoi në minutën (56’) por sërish sistemi VAR e anuloi golin.

Për t’i dhënë goditjen përfundimtare, ishte lojtari më i mirë këtë ndeshje, Sadio Mane, i cili shënoi në minutën (65’).

Pas kësaj fitore, Liverpool qëndron në vendin e katërt me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenham qëndron në vendin e gjashtë me 33 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco