Zyrtare/ Goditje në merkato, Skënderbeu nënshkruan me mbrojtësin e Genoa-s në Serie-A

Zyrtare/ Goditje në merkato, Skënderbeu nënshkruan me mbrojtësin e Genoa-s në Serie-A

22:18, 28/01/2021

Skënderbeu, i ka surprizuar të gjithë me goditjen e fundit në merkato, teksa ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të Genoa-s në Serie-A, Njie Fallou.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se 22 vjeçari do të qëndrojë tek skuadra korçare në huazim deri në fund të sezonit. Fallou më parë ka luajtur për skuadrën e Avellino-s dhe Arezzo-s në Itali.

Qendërmbrojtësi nga Gambia shihet nga drejtuesit e klubit të Skënderbeut si njeriu ideal për të zëvendësuar, Harallamb Qaqin, që u largua pak ditë më parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco