Goli i Gjimshitit për rekord/ Askush si Atalanta në Europë, kur mbrojtja zëvendëson sulmin

Goli i Gjimshitit për rekord/ Askush si Atalanta në Europë, kur mbrojtja zëvendëson sulmin

21:51, 28/01/2021

Goli i djeshëm ndaj Lacios për Berat Gjimshitin në Kupën e Italisë ishte për rekord. Së bashku me Interin, Atalanta mban rekordin e realizimeve nga prapavija në 5 kampionatet më të mira në Europë për dy sezonet e fundit.

Goli i realizuar nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i 34-ti për skuadrën nga Bergamo duke e bërë kështu skuadrën me më shumë gola për mbrojtësit në Europë. Një ecuri e frikshme kjo e mbrojtjes së Atalantës, që në shumicën e rasteve zëvendëson më së miri edhe sulmin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco