Tirana zgjedh trajnerin, mungon vetëm zyrtarizimi

Tirana zgjedh trajnerin, mungon vetëm zyrtarizimi

21:18, 26/01/2021

Pas largimit të Nevil Dedes, te Tirana po punohet për gjetjen e trajnerit të ri.

Janë përmendur shumë emra orët e fundit, mirëpo, personi që pritet të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase është, Orges Shehi.

Image

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Për sa i përket eksperiencave si trajner, Shehi në të kaluarën ka drejtuar Skënderbeun dhe Kukësin. Ndërkohë që si lojtar, durrsaku, përveç, Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Besës dhe Skënderbeut, ka qenë edhe kapiten i Partizanit, skuadrës rivale të Tiranës.

Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.

Skuadrën verilindore të Kukësit, Shehi e drejtoi për 13 ndeshje, teksa u largua pas rezultateve jo bindëse. Ndërkohë në stolin e Skënderbeut, 43-vjeçari qëndroi plot 45 ndeshje, më pas vendin e tij më pas e zuri trajneri Ilir Daja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco