Tuchel flet për herë të parë si trajner i Chelseas

Tuchel flet për herë të parë si trajner i Chelseas

20:51, 26/01/2021

Thomas Tuchel është prezantuar si trajner i Chelseas pas largimit të Lampardit.

Trajneri gjerman ka marrë detyrën e re te skuadra e Premier Leagues dhe thotë se mezi pret të takohet me skuadrën.

“Unë do të doja të falënderoja Chelsean për besimin e tyre tek unë dhe stafin tim

“Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampardit dhe trashëgiminë që ai krijoi te Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes së Chelseat, ndjenjë e mahnitshme!”, tha Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco