Gattuso drejt shkarkimit, Napoli hedh sytë nga trajneri i kombëtares shqiptare

Gattuso drejt shkarkimit, Napoli hedh sytë nga trajneri i kombëtares shqiptare

19:05, 26/01/2021

Napoli është duke kaluar një moment tepër të vështirë, teksa së fundmi është vënë në rrezik edhe e ardhmja e trajnerit Genaro Gattuso, i cili duket se ka bërë gati “valixhet”, pas humbjes në Superkupë ndaj Juventusit dhe në kampionat ndaj Veronës.

Në media italiane së fundmi kanë qarkulluar shumë emra, të cilët janë kuotuar si zëvendësues të mundshem të Rinos, ndërkohë që ka dalë në skenë edhe ai i trajnerit të Kombëtares, Edy Reja.

Image

Sipas “Il Mattino”, 75-vjeçari, ka raporte tepër të ngrohta miqësore me De Laurentis dhe ky i fundit po e projekton Rejan si trajnerin që do të mbyllë sezonin nëse shkarkohet Gattuso.

Po si mund të ndodhë kjo, duke qenë se tekniku italian ka kontratë me Shqipërinë? Raportohet se Reja është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë, paralelisht me drejtimin e Shqipërisë, të cilën në muajin mars do ta udhëheqë në ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Për momentin e gjithë kjo është në kuadrin e aludimeve, teksa në ditët ne vijim, pritet të qartësohet se cila do të jetë e ardhmja e Rejës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një trajner të drejtojë edhe një ekip kombëtar edhe një klub. Rasti më i fundit ka qenë ai i Senol Gunes, që ka drejtuar paralelisht, edhe Beshiktashin, edhe Turqinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco