Gasperini: Gomez i ka dhënë shumë Atalantës, i uroj më të mirat

Gasperini: Gomez i ka dhënë shumë Atalantës, i uroj më të mirat

17:03, 26/01/2021

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se kapiteni Papu Gomez i ka dhënë shumë klubit.

Gomez udhëtoi në Spanjë që të kryejë testet mjekësore te Sevilja.

Pavarësisht raporteve jo të mira, Gasperini ka falënderuar argjentinasin dhe i ka uruar suksese.

"Papu Gomez i ka dhënë shumë Atalanta-s. E ka ndihmuar të rritet. Besoj se skuadra tani mund të ecë me këmbët e veta. Është transferuar në një ekip shumë të fortë që luan Champions League, një eksperiencë e bukur. I uroj më të mirat” përfundoi trajneri zikaltër.

Gomez do nënshkruajë kontratë trevjeçare me Sevilja-n nga e cila do të përfitoi 3 milionë euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco