VIDEO/ Zapata e provokon, Ibra i kundërpërgjigjet: Sa gola kam unë, ti nuk i ke...

VIDEO/ Zapata e provokon, Ibra i kundërpërgjigjet: Sa gola kam unë, ti nuk i ke...

21:41, 23/01/2021

Në minutat e fundit të ndeshjes mes Milan dhe Atalanta, të cilën bergamskët e fituan me rezultatin 0-3, ndodhi një episod mjaft i veçantë.

Kuqezinjtë kërkuan një goditje dënimi për një faull ndaj Zlatan Ibrahimovic. Ndërsa po prisnin kontrollin në VAR, pati një grindje të vogël mes Ibra-s dhe Duvan Zapata.

Kolumbiani ka provokuar kundërshtarin duke vënë në diskutim numrin e lart të penalltive në favor të Milanit gjatë këtij sezoni. Ibra nuk e mendoi dy herë dhe thumboi sulmuesin rival: " “Kam shënuar më shumë gola se sa ke ti ndeshje në Serie-A" .

Zlatan arriti që ti bëjë tifozët e Milanit të buzëqëshin, madje edhe në një mbrëmje kaq negative.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco