Serie-A/ Atalanta e Gjimshitit 'shkërrmoq' Milanin, Inter nuk përfiton

Serie-A/ Atalanta e Gjimshitit 'shkërrmoq' Milanin, Inter nuk përfiton

20:04, 23/01/2021

Atalanta ka mposhtur Milanin me rezultatin e thellë 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie-A.

Skuadra e Gasperinit e dominoni ndeshjen nga fillimi në fund, duke mos e vënë asnjë moment në diskutim fitoren.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26-të, falë Romero-s. Cristian Romero shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë (26-të) përpara se Josip Ilicic të dyfishonte rezultatin nga pika e bardhe e penalltisë në fillim të pjesës së dytë ( 53-të). Golin që vulosi fitoren e bergamskëve e shënoi i përhershmi, Duvan Zapata (77-të) .

Në renditje, Atalanta kthehet në vendin e katërt, 7 pikë prapa kundërshtarit të mbrëmjes. Milan mbetet në krye me dy pikë më shumë se Inter, që luante në të njëjtën orë. Zikaltërit nuk shkuan më shumë  se një barazim 0-0 me Udineseën, që tashmë ngjitet në vendin e 14-të në renditje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco