Serie-A/ Hakmerret Roma, fiton ndaj Spezia-s në një ndeshje krejtësisht të çmendur

Serie-A/ Hakmerret Roma, fiton ndaj Spezia-s në një ndeshje krejtësisht të çmendur

17:19, 23/01/2021

Të mundur të martën e kaluar në Kupën e Italisë nga Spezia , Roma duhej ta kompensonte atë në kampionat. Dhe verdhekuqtë e nisën mjaft vrrullshëm sfidën, duke kaluar shumë shpejt në avantazh me Borja Mayoral ( 17-të). Një avantazh që zgjati shumë pak, pasi i riu Roberto Piccoli barazoi rezultatin( 24-të). Kur u kthyen nga dhomat e zhveshjes, Romakët vendosën të hidheshin sërish në sulm.

Borja Mayoral kaloi përsëri në epërsi verdhekuqtë (52-të) para se Rick Karsdorp (55-të) të shënonte golin e tretë të skuadrës së tij.

Spezia nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat me Diego Farias (59-të). Të sapongjiturit në Serie-A arritën që të barazonin dhe takimin, falë Daniele Verde (90), por Lorenzo Pellegrini (90 + 2) i dha fitoren skuadrës së Paulo Fonseca-s. Roma triumfoi me rezultatin 4-3 dhe konfirmoi vendin e tretë në kampionat tre pikë pas Interit dhe gjashtë pikë prapa kryesuesve të Milan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco