Nuk mjafton dopieta e Haaland, Dortmund mposhtet nga Borussia Monchengladbach

Nuk mjafton dopieta e Haaland, Dortmund mposhtet nga Borussia Monchengladbach

23:15, 22/01/2021

Borussia Monchengladbach ka dalë fituese nga dueli me Borussia Dormund.

Vendasit triumfuan me rezultatin 4-2 ndaj verdhezinjëve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.

Gladbach kaloi shumë shpejt në avantazh falë Elvedi (11-të). Mirëpo verdhezinjtë reaguan dhe arritën të shënonin dy herë në portën e vendasve, me anë të Erlind Haaland (22, 28).

Megjithatë ky avantazh nuk zgjati shumë për Dordmund, pasi Monchengladbach përmbysi rezultatin falë Elevedi-t (32) dhe Bensebaini (49).

Golin e sigurisë për skuadrën e Borussia Monchengladbach e shënoi Thuram (78).

Me këtë fitore, Monchengladbach kaluan kundërshtarin e tyre të mbrëmjes në renditje, duke zënë vendin e 4 me dy pikë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco