E katranos Bekim Balaj, ndëshkohet me të kuq pas vetëm 4 minutave

E katranos Bekim Balaj, ndëshkohet me të kuq pas vetëm 4 minutave

22:20, 22/01/2021

Një mbrëmje për t’u harruar për Bekim Balajn. Skuadra e Sturm Grazu mund nga Rapidi i Vienës me rezultatin e thellë 4-1, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk ia doli të jepte kontributin e tij për skuadrën. Në momentin kur takimi ishte në shifrat 3-1 për kundërshtarët, trajneri hedh në fushë lojtarin e Kombëtares kuqezi për të synuar golin.

 

Por Balaj hyri në fushë për të dalë sërish jashtë saj, teksa do të ndëshkohej me karton të kuq pas vetëm 4 minutave lojë. Sulmuesi nga Shkodra aktivizohet në minutën e 66, ndërsa në të 70-n kryen një ndërhyrje të parregullt pa top, duke rrëzuar rivalin përtokë në momentin kur Sturm Graz ishte duke ekzekutuar një goditje dënimi. Kjo nuk është falur nga gjyqtari i takimit, i cili menjëherë nxjerr nga xhepi i tij kartonin e kuq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco