VIDEO/ Humbi sezonin, tifozët e Bazel surprizojnë Taulant Xhakën

VIDEO/ Humbi sezonin, tifozët e Bazel surprizojnë Taulant Xhakën

21:43, 22/01/2021

Taluant Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të majtë.

Mesfushori i Kombëtares qëndron jashtë fushave nga gushti i vitit të kaluar, ku pësoi dëmtimin dhe pak ditë më parë mori lajmin e keq që duhej t’i nënshtrohej operacionit. Duke parë momentin e vështirë që po kalon lojtari, tifozët e Bazelit kanë menduar t’i gjenden pranë, duke e surprizuar me një veprim të bërë së fundmi.

Tifozët kanë shkuar te shtëpia e Xhakës, dhe jashtë saj kanë vendosur një banderolë të madhe, në të cilën shkruhej: “E kuqja është dashuri, e kaltra besnikëri. Bëhu më mirë Taulant!”

I surprizuar ka mbetur nga ky veprim i tifozëve edhe mesfushori i cili i ka falënderuar ata nëpërmjet  profilit zyrtar në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

BĂ«je LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco