Skandal me mjekun, falsifikoi firmën e Maradonës

Skandal me mjekun, falsifikoi firmën e Maradonës

21:48, 22/01/2021

Nuk kanë fund polemikat mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga ndarja nga jeta e ish-legjendës argjentinase ende ka diskutime për mënyrën sesi Maradona vdiq.

Këtë herë bëhet fjalë për një skandal ku është i përfshirë mjeku i legjendës argjentinase Leopoldo Luque, i cili mund të ketë falsifikuar nënshkrimet e ish-sulmuesit për operacionet.

Çështjen tashmë e kanë marrë në dorë prokurorët, të cilët po hetojnë për një vdekje të mundshme të padrejtë.

Janë gjetur tre fletë së bashku dhe ishte diçka shumë e qartë që nuk shkonte.

Pas vdekjes së Maradonës, Luque dha një konferencë për shtyp, ku deklaronte: “Diego ishte shumë i dëshpëruar. Shëndeti i tij mendor nuk ishte shumë i mirë, mund të them se ishte një pacient pa vullnet. Kirurgët provuan gjithçka, por ishte vetë Maradona që nuk e dëshironte diçka të tillë. Askush nuk guxonte të hynte në dhomën e tij. Unë isha një ndihmës dhe në takime të gjithë më injoruan”, shkruhet në deklaratën e Prokurorisë.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret për Luquen, i cili ishte përgjegjës për jetën e Maradonës në vitet e fundit të tij.

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare në 25 nëntor në vilën e tij në Buenos Aires.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco