VIDEO/ Patushi: Tirana është bërë ekip qokash, s’mund të luajë as çuni i presidentit po nuk e meritoi

VIDEO/ Patushi: Tirana është bërë ekip qokash, s’mund të luajë as çuni i presidentit po nuk e meritoi

19:11, 22/01/2021

Partizani fitoi pasditen e djeshme në “Elbasan Arena” derbin me Tiranën, duke vazhduar ndjekjen e Vllaznisë dhe mbajtur gjallë shpresat për titull.

E kundërta ndodh me Tiranën, e cila pasi fitoi titullin në sezonin e kaluar, mesa duket këtë edicion nuk është në rrugën e duhur.

I ashpër dhe mjaft kritik për bardheblutë është Saimir Patushi.

Ish-mesfushori i Tiranës nuk kursehet në deklaratën e tij në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, duke theksuar se asnjë nuk mund të luajë po nuk e meritoi fanellën bardheblu, qoftë djali i presidentit apo i ministrit.

“E mira e këtij derbi ishte që nuk doli barazim, pasi nuk i shërbente asnjërit prej ekipeve. Tirana ishte ajo skuadër e problematikave të ndryshme. Tani 15 pikë janë shumë dhe nga rezultati që mori, doli nga gara për titull. Drejtuesve tani u mbetet të gjejnë 11-shen më të mirë dhe të bëjnë kompromisin e qokave që duhen bërë.

Strategjia e këtij klubi nuk është që të ketë lojtarë që mund të bësh qoka, ajo fanellë është e shenjtë për familjen badheblu. Mendoj se sezoni do t’i shërbejë drejtuesve që të gjejnë lojtarët e duhur për qoka.

Të jesh një ekip kampion dhe të thotë presidenti që ne nuk jemi për titull kampion, është vetëvrasje. Presidenti duhet t’i thërrasë njëherë e mirë logjikës. Familja bardheblu nuk është vetëm e presidentit, por është e të gjithëve. Nuk mund të tallet as presidenti dhe asnjë tjetër. Nuk mund të luajë as çuni i presidentit dhe as çuni i ministrit te Tirana po nuk e meritoi. Të kesh një ekip kampion dhe ta kthesh në ekip qokash, vetëm presidenti Halili e bën te Tirana”, theksoi Patushi, deklaratën e të cilit mund ta shihni të plotë në videon e mëposhtme.

/ Florian Behlula / Syri.net / 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco