Heroi i derbit, Çinari: Kisha 6 muaj pa luajtur, nuk kishte rikthim më të bukur se kaq

Heroi i derbit, Çinari: Kisha 6 muaj pa luajtur, nuk kishte rikthim më të bukur se kaq

21:22, 21/01/2021

Më shumë se 6 muaj pa luajtur, për shkak të pezullimit të dhënë nga FIFA, dhe një ditë pasi merr lejen e aktivizimit shfaqet vendimtar në derbi.

Eraldo Çinari, i cili shënoi golin e fitores së Partizanit në derbin me Tiranën deklaroi në “Gol pas Goli” se ishte një ëndërr e bërë realitet.

Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Kisha minuta të pakta në këmbë, nuk jam në maksimumin tim. Kam 6 muaj pa luajtur. Nuk e kisha menduar kështu. Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet dhe u bë realitet për mua. Aktivizimi erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund të vinte më bukur se kaq”, tha sulmuesi shkodran i të kuqve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco