Demi: Derbi ka emrin e madh, por pa tifozë...

Demi: Derbi ka emrin e madh, por pa tifozë...

18:51, 21/01/2021

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, e ka cilësuar ndeshjen e sotme derbi ndaj Tiranës si sfidën e radhës për skuadrën e tij.

Me një kalendar të ngjeshur e pa tifozë në stadiume, sfida e ka humbur bukurinë e zakonshme dhe për këtë ishte i ndërgjegjshëm edhe Demi në fjalët e tij për “SuperSport”.

“Kjo është si çdo ndeshje e javës. Tani që i kemi çdo tre ditë, është njëlloj. Derbi ka emrin e madh, por pa tifozë është ndeshja e radhës.

Ne, të them të drejtën, nuk na ka dhënë një motivim më shumë derbi, edhe pse kemi fituar shumë herë në kohën time. Vjet i dha Tiranës, motivimin e ka ekipi, shpresojmë të fitojë. Sot kam besim të plotë që do të fitojmë.

Titulli? Është shumë herët akoma, Vllaznia ka ecur shumë mirë, aty-aty janë ndeshjet. Janë shumë skuadra që pretendojnë për titull, të paktën në fillim të kampionatit, është herët akoma”, tha Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco