Lewandowski i jep 3 pikët, Bayern Munchen e mbyll në krye fazën e parë të Bundesligës

Lewandowski i jep 3 pikët, Bayern Munchen e mbyll në krye fazën e parë të Bundesligës

22:46, 20/01/2021

Bayerni fitoi minimalisht derbin e vogël bavarez ndaj Augsburg në “WWK Arena” dhe e mbylli fazën e parë të Bundesligës në krye të klasifikimit me 4 pikë avantazh ndaj Leipzig të vendit të dytë.

Ndaj Augsburg vendosi gjithçka një gol i Lewandoëskit me penallti në pjesën e parë pas vetëm 13 minutash lojë.

Vendasit gjithsesi kishin mundësinë të vendosnin baraspeshën çerek ore përpara fundit por sulmuesi islandez Finnbogason, humbi penalltinë që gjyqtari akordoi në favor të Augsburg.

Me këtë fitore skuadra e Hansi Flick u ngjit në kuotën e 39 pikëve.

Falë një goli të suedezit Forsberg gjeti fitoren edhe Leipzig që mposhti 1-0 Union Berlin.

Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes Freiburg barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt ndërkohë që Arminia Bielefeld mposhti 3-0 Shtuttgart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco