VIDEO/ Tension në fund të Bylis-Vllaznia, gjyqtari del i shoqëruar nga fusha

VIDEO/ Tension në fund të Bylis-Vllaznia, gjyqtari del i shoqëruar nga fusha

20:37, 20/01/2021

Në Ballsh duket se nuk e kanë kapërdirë dot humbjen e sotme ndaj Vllaznisë, që i mposhti me një gol në frymën e fundit.

Tifozët, por edhe vetë trajneri Dovedan, mendon se goli ishte i parregullt, pasi pretendojnë për goditje dënimi gjatë aksionit të golit.

Irritimin e tyre për arbitrat, tifozët e kanë shfaqur edhe në fundin e ndeshjes, ku nga tribuna qendrore kanë shpërthyer në sharje, teksa në një moment shihet teksa i godasin edhe me shishe uji.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe stjuartëve, për të mbrojtur arbitrat dhe për t’i shoqëruar ata jashtë fushe, për në dhomat e zhveshjes, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco